Valbona, e preferuara e destinacioneve për sportet dimërore si freeriding

11 Shkurt, 2024 - 2:00 pm

Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, sidomos nën petkun e bardhë të dëborës vijon të tërheqë të pasionuarit pas sporteve dimërore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje ku të pasionuarit pas sporteve dimërore i ushtrojnë ato në Valbonë e mbuluar nga dëbora.

“Me këtë energji të mirë që vjen nga Valbona, e preferuara e destinacioneve për sportet dimërore si freeriding, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Lugina e Valbonës e konsideruar një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse është një ndër më të frekuentuarat nga turistët vendas e të huaj.

Ajo është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996 dhe ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. E konsideruar si mrekullia e Alpeve ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri. / KultPlus.com

Të ngjajshme