Vdes këngëtari i muzikës rok, John Miles

7 Dhjetor, 2021 - 6:20 pm

Muzikanti i rock-ut, John Miles, ka vdekur në moshën 72-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.

I lindur në Jarrow, Anglia verilindore, ai ishte më i njohur për baladën epike Music, e cila arriti në vendin e tretë në listat e Mbretërisë së Bashkuar në 1976, transmeton KultPlus.

Menjëherë pas kësaj, revista Melody Maker e quajti atë “forca më e ndritshme, më e freskët në rock britanik”.

Ylli, i cili më vonë luajti me Tina Turner, “u nda nga jeta në paqe pas një sëmundjeje të shkurtër”, tha familja e tij.

“Ai ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe të gjithëve do të na mungojë më shumë se çdo fjalë që mund të shprehet ndonjëherë”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Miles në Facebook./KultPlus.com

Getty Images

Të fundit

Të ngjajshme