Vdes në moshën 25-vjeçare ylli i grupit ‘K-pop’

20 Prill, 2023 - 7:00 pm

Ylli i grupit “K-pop”, Moonbin, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike.

Ai u gjet pa vetëdije nga menaxheri i tij në banesën e tij në Seul, cituan mediat koreano-jugore të thoshte policia.

“Dyshohet se ia ka marrë jetën vetës, por një autopsi po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, tha policia.

Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit muzikor në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të Astro, Sanha.

Moonbin dhe Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror me performancën e tyre të fundit në Bangkok më 8 prill./ KultPlus.com

Të ngjajshme