9 Qershor, 2025 - 11:49 pm
Sly Stone, muzikanti amerikan që ndezi për breza të tërë pistat e vallëzimit me këngët e tij të mrekullueshme funk dhe shpeshherë me mesazhe sociale, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
“Në përfundim të një beteje të gjatë me COPD-në (sëmundje pulmonare obstruktive kronike) dhe probleme të tjera shëndetësore, Sly u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga tre fëmijët e tij, miku më i ngushtë dhe familja e gjerë,” thuhet në një deklaratë të familjes. “Ndërsa vajtojmë mungesën e tij, gjejmë ngushëllim në faktin që trashëgimia e tij muzikore e jashtëzakonshme do të vazhdojë të jetojë dhe të frymëzojë brezat që do të vijnë.”
Me grupin e tij Sly and the Family Stone, Stone bashkoi soul-in, rockun psikedelik dhe muzikën gospel në këngë të fuqishme e ngritëse, duke u bërë një nga figurat kyçe që formësuan tingullin e funk-ut të viteve 1970, krahas James Brown dhe artistëve të tjerë./KultPlus.com