Vdes politologu Belul Beqaj

25 Shtator, 2022 - 9:34 am

Analisti politik, Belul Beqaj, ka vdekur të dielën e 25 shtatorit.

Njoftimin për vdekjen e tij e dha vajza e politologut tashmë të ndjerë, Adea Beqaj.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Beqaj do të varroset të dielën në varrezat e qytetit në Arbëri.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë Belul Beqaj ndërroi jetë sot më 25 shtator 2022. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 25.09.2022 në ora 13:00, në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri)”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme