Vërtetohet prania e Ariut të Murrmë edhe në Komunën e Kamenicës (VIDEO)

17 Gusht, 2023 - 3:26 pm

Për herë të parë pas 10 vitesh, fotografi i Faunës së Kosovës, Arian Mavriqi ka arritur të kap me ‘kamerën kurth’ të tij Ariun e Murrmë, duke vërtetuar praninë e këtij lloj ariu edhe në Komunën e Kamenicës, shkruan KultPlus.

Fotografi Mavriqi është shprehur tejet i lumtur, që ka arritur të dokumentoj një soj të tillë edhe në Komunën prej nga vjen vetë ai.

“Të dashtun bashkëvendas nga Komuna e Kamenicës. Sot në njerën nga kamerat e mia kurth, për herë të parë që 10 vite dokumentim të botës së egër, e vërtetojmë praninë e Ariut të Murrmë edhe në Komunën tonë. Jam tepër i lumtur që arrita një dokumentim të tillë edhe tek ne”, thuhet në postimin e Mavriqit në Facebook/KultPlus.com

Të ngjajshme