Vigjilja e Krishtlindjes, dekori festiv në kryeqytet

25 Dhjetor, 2022 - 5:57 pm

Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin kryeqytetit, duke sjellë atmosferë të gëzueshme në rrugë e sheshe.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale, mbrëmjen e sotme në vigjilje të Krishtlindjes, pamje nga Tirana e dekoruar me zbukurimet shumëngjyrëshe.

Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse Tiranës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” si çdo vit ofron pamje spektakolare, ku reflektimi i dritave krijon një rrugë të bardhësisë qiellore mes për mes qytetit.

Kthyer tashmë në traditë, nuk mungojnë zbukurimet në sheshin “Skënderbej” ku dritat reflektojnë me mijëra ngjyra atmosferën e festave të fundvitit. /atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme