Vihet gurthemeli i monumentit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë

16 Shtator, 2023 - 2:18 pm

Kryetari i Komunës së Drenasit, Fadil Nura, ka bërë të ditur se janë vënë themelet e veprës monumentale në nderim të çastit historik, të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997.

Përmes një njoftimi në facebook, kryetari Nura ka shprehur mirënjohje  të përjetshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997.

Mirënjohje e përjetshme për UÇK-në!”, thuhet në postimin e Kryetarit Nura./KultPlus.com

Të ngjajshme