“Visa Interview”, 39 ditë ekspozitë e laborator krijimtarie në Tulla Center

30 Nëntor, 2022 - 12:04 pm

“Visa Interview” është aktiviteti i fundit në programin e Javës Kombëtare të Kulturës por që edhe përmbyll ciklin vjetor të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.

“Visa Interview” do të jetë një aktivitet 39-ditor që do të përfshijë ekspozim, laborator e platformë krijimtarie, në Tulla Center. Ky aktivitet do të nxisë krijuesit të sjellin konceptet e tyre mbi kufijtë politikë e njerëzorë.

Alban Nimani, drejtues i kësaj qendre, fton artistë të arteve pamore, muzikantë, poetë e interpretues, të krijojnë një manifest avangardë, mbi kufijtë dhe lirinë e lëvizjes, duke kujtuar edhe nenin 13 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, i cili thotë: Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Eventi i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, nis sot dhe përfundon më 7 janar 2023.

Në kuadër të nismës së qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, u zhvilluan aktivitete me pjesëmarrës nga 17 vende të ndryshme të botës, Bashkimi Evropian si dhe java kulturore kombëtare. / KultPlus.com

Të ngjajshme