Vlora Citaku publikon fotografi të nënës së saj me veshje kombëtare

3 Nëntor, 2019 - 7:14 pm

Ambasadorja e Kosovës në OKB, Vlora Citaku, ka publikuar një fotografi familjare ku nëna e saj shihet me veshje kombëtare. Ajo ka rrëfyer edhe për historinë e asaj veshjeje, shkruan KultPlus.com

“Thesari më i çmuar i familjes tim. Veshja kombëtare, nga rrethi i Drenicës.
Kur nana u martua, gjyshja dhe gratë e fshatit i bënë dhuratë veshjen tradicionale të rrethit.
E tëra e punuar në dorë nga gjyshja dhe gratë e Radishevës.
Nana e ka ruajtur me fanatizëm dhe e ka veshur vetëm në raste shumë të veçanta si ky mëposhtë.
Xhyzepina, Tomasina dhe Luigji, arbëresh nga Sicilia, vinin çdo verë në Seminarin për Gjuhën dhe Kulturën Shqipe. Nana gjithmonë i ftonte në banesën tonë modeste, dhe e gjithë familja ishim në funksion të argëtimit të tyre.
Bazuar nga mosha e Jeta Çitaku Cana në dorë të babit, kjo fotografi duhet të jetë shkrepur para 33 vitesh.
P.S roli im ka qenë me recitu poezi. Eremira Citaku me i ra qiftelisë, Diella defit. Ylli ka shpëtu ma lehtë më duket”, ka shkruar Citaku në Facebook.

Të ngjajshme