Von der Leyen: Rimëkëmbja e Ukrainës, përgjegjësi e veçantë e BE-së

5 Korrik, 2022 - 10:37 am

Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë Ukrainën në financimin e rindërtimit të saj të pasluftës, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Evropa ka një përgjegjësi të veçantë dhe një interes strategjik për të qenë në anën e Ukrainës në çdo hap”, tha von der Leyen në një konferencë ndërkombëtare të donatorëve në Lugano, Zvicër.

Von der Leyen mbrojti propozimet e komisionit për krijimin e një platforme për të kanalizuar përpjekjet e financimit ndërkombëtar në vend.

Presidentja e Komisionit Evropian,Von der Leyen tha se platforma do të ishte e hapur për të gjithë ata që do të kujdeseshin për të ardhmen e Ukrainës dhe do të koordinonte fondet, ekspertizën burimore dhe parashtronte kërkesat e vendit. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme