‘Vrapo Babadimër’ rikthehet në edicionin e shtatë, mbi një mijë vrapues me qëllimin kryesor bamirësinë

10 Dhjetor, 2022 - 12:30 pm

Maratona e përvjetshme ‘Vrapo Babadimër’ rikthehet edhe këtë vit në edicionin e tij të shtatë, me qëllimin e njëjtë ku mjetet që do të fitohen përmes pjesëmarrësve në vrapim do të dhurohen për bamirësi, shkruan KultPlus.

Organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, tha për KultPlus se kjo inicativë e cila për qëllim e ka bamirësinë, ka shënuar rritje të të interesuarve nga viti në vit.

“Nga edicioni i parë ku kemi ndihmuar 60 famije, ndër vite është rritur numri në 700 familje që kemi ndihmuar. Ndërkaq nga 100 vrapues pjesëmarrës është rritur numri në 2000 vrapues.”, tha ai.

Më tutje Islami tha për KultPlus se ndonëse kjo iniciativë ka për qëllim që të ndihmojë familje në nevoë, sivjet synojnë që t’i ndihmojnë edhe fëmijët në Klinikën e Neonatalogjisë me dhurata.

Edhe këtë vit, numi i të interesuarve pritet të jetë shumë i madh, e organizatori Islami tha se ky numër pritet të arrijë mbi  1000.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të blejnë kostumet e babadimrit në mënyrë që të marrin pjesë në këtë maratonë e cila përveç vrapimit do të ketë edhe aktivitete të tjera si program muzikor dhe balet.

Ndërkaq, të gjithë të interesuarit kostumet mund t’i blejnë tek shtëpiza në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ çdo ditë nga ora 11:00. Pakoja familjare kushton 20 euro, ndërsa sa u përket kostumeve për të rritur janë 10 euro dhe për fëmijë 5 euro kurse personat me nevoja të veçanta janë të liruar nga pagesa.

Mini-maratona humanitare “Bëhu Babadimër” organizohet me 25.12.2022 në orën 12:00, ndërsa prej orës 13:00 do të ketë edhe program muzikor dhe balet. Pikënisja nga rruga “George Bush”, tek Katedralja deri tek Skënderbeu./ KultPlus.com

Të ngjajshme