Walker: Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi, ende dua që të vij në Reçak sa herë të më jepet rasti

15 Janar, 2024 - 11:51 am

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka ardhur në Reçak për të bërë homazhe në 25-vjetorin e masakrës që kishte ndodhur në këtë fshat.

“Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi në Reçak, ku disa prej tyre i njoh që 25 vjet. Disa prej tyre janë ndarë nga jeta dhe siç mund ta shihni [ngreh lart bastunin] asaj rruge jam edhe unë”, ka thënë Walker.

“Kjo është hera e parë që më është dashur të vij me bastun, por ende dua që të vij në Reçak sa herë të më jepet rasti”.

“Më vjen mirë që ende ka po aq interesim se çfarë ka ndodhur në Masakrën e Reçakut 25 vjet nga sot.

“Për mua është shumë emocionuese. Shpresoj të jetë kjo një përvojë emocionuese për të gjithë njerëzit që tani rrojnë dhe prosperojnë në Republikën e Kosovës e që është një tregim i bukur për të cilin njerëzit e këtij fshati u desh që fatkeqësisht të sakrifikojnë./Klan Kosova / KultPlus.com

Të ngjajshme