Wanderlust in Albania, fotot dhe videot e Shqipërisë turistike në një konkurs ndërkombëtar

11 Nëntor, 2023 - 2:58 pm

Konkursi ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”, dedikuar bukurisë turistike në Shqipëri, do të vlerësoj me çmim 300 foto dhe 100 video-reels.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se “pas një sezoni fantastik, një konkurs super fantastik dedikuar fotografive dhe video-reels të Shqipërisë turistike është gati të fillojë”.

“Bëhuni gati për Wanderlust in Albania konkursin ndërkombëtar për promovimin e natyrës, kulinarisë, folklorit, agroturizmit, monumenteve e artizanatit, turizmit sportiv dhe eventeve të Shqipërisë sonë ku do të vlerësohen 300 foto dhe 100 dhe video-reels të realizuara në dy vitet e fundit”, shprehet Rama.

Edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli në rrjete sociale pamje të një kolazhi me foto mbresëlënëse nga aspekte të ndryshme të natyrës së bukur shqiptare apo objekteve të trashëgimisë kulturore, të kulinarisë, folklorit, agroturizmit etj, teksa ftoi të apasionuarit të bëhen pjesë e këtij aktiviteti me dimension ndërkombëtar. / KultPlus.com

Të ngjajshme