Kosova me katër medalistë nga Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

5 Gusht, 2023 - 10:31 pm

Ekipi kosovar i xhudos ka fituar katër medalje në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023, ndër të cilat njëra e artë nga xhudisti, Shpat Zeka, shkruan KultPlus.

Dy medalje të tjera janë fituar nga Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, ndërsa një e bronztë është fituar nga  Dardan Cena.

Ministria e Kulturës Rinsë dhe Sportit përmes një postimi në facebook ka falënderuar xhudistët për përfaqësimin dinjitoz të shtetit të Kosovës.

“Medalje kanë fituar edhe tre sportistë të tjerë të vendit tonë. Dy të argjendta atletët Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi dhe të bronztë, xhudisti Dardan Cena.

Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz. “, thuhet në postimin  e ministrisë./KultPlus.com

Të ngjajshme