Zbulohet edhe një variant i ri i mutacionit COVID-19

9 Janar, 2022 - 9:52 am

Autoritetet shëndetësore në Qipro bëjnë me dije se kanë zbuluar një mutacion të ri të koronavirusit, i cili është një kombinim i varianteve Delta dhe Omicron dhe për këtë arsye ka marrë dhe emrin Deltacron.

Sipas profesorit të shkencave në Universitetin e Qipros, Leondios Kostrikis, deri në këto momente janë identifikuar 25 persona të infektuar me këtë variant, por është ende herët për të arritur në konkluzione rreth tij.

Kostrikis dhe ekipi i tij gjithashtu bëjnë me dije se rastet e të infektuarve më këtë variant janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital për Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.

Sekuencat e 25 rasteve të Deltacron u dërguan në “Gisaid”, bazën e të dhënave ndërkombëtare të Institutit “Pasteur” në Paris që gjurmon ndryshimet në virus, më datë 7 janar. /KultPlus.com

Të ngjajshme