Zelensky: Lufta të përfundojë me një paqe të drejtë

24 Shkurt, 2024 - 8:00 pm

Çdo njeri normal dëshiron që lufta të përfundojë, por askush nga ne nuk do të lejojë që Ukraina jonë të marrë fund”, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

“Lufta do të përfundojë vetëm sipas kushteve tona dhe me një paqe të drejtë”, tha Zelensky duke shtuar se ishte krenar për ukrainasit që po luftojnë për pavarësinë e tyre.

Presidenti kujtoi se beteja për kryeqytetin, Kiev filloi në Hostomel.

“Dhe pikërisht këtu, presidenti rus Vladimir Putin pësoi humbjen e tij të parë themelore”, tha Zelensky.

Ai falënderoi aleatët e huaj për ndihmën e tyre në fushatën e mbrojtjes.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen kujtoi se si dy vjet më parë, dukej sikur gjithçka kishte humbur.

“Por, falë guximit të ukrainasve, kjo nuk ndodhi. Ata kanë mahnitur botën”, tha ajo.

Krerët e qeverive të Belgjikës, Italisë dhe Kanadasë, Alexander De Croo, Giorgia Meloni dhe Justin Trudeau  gjithashtu mbajtën fjalime në ceremoni. / KultPlus.com

Të ngjajshme