Zelensky: Vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti

24 Shkurt, 2023 - 3:27 pm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri homazhe për vendin e tij të premten, ndërsa Ukraina shënoi përvjetorin e parë të pushtimit nga Rusia.

”Ishte një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”, shkroi ai në anglisht në Twitter.

”Një vit më parë, vendi ynë e kishte bërë një zgjedhje”, tha Zelensky.

“Jo një flamur i bardhë, por ai blu dhe i verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe duke luftuar”, postoi ai.

”Dhe këtë vit ne mbetëm të pathyeshëm. E dimë se viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë!”, vijon Zelensky.

Zelensky vazhdoi të mbajë edhe një fjalim në Katedralen e Shën Sofisë në Kiev, ku ndau medalje shërbimi për ushtarët.

Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje për viktimat ukrainase të luftës.

Masat e larta të sigurisë ishin vendosur për ngjarjen, e cila u mbajt në temperatura nën zero, me zonën e rrethuar gjerësisht.

Në orët e para të 24 shkurtit 2022, forcat ruse pushtuan territorin ukrainas në fronte të shumta.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se donte “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.

Vitin e kaluar, Moska aneksoi katër territore në lindje dhe jug të Ukrainës, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Rusia aktualisht ka pushtuar rreth 18% të territorit të Ukrainës./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme