Zgjatet orari i parkingut në qendër të Prishtinës

28 Gusht, 2023 - 10:00 am

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot, orari i parkingjeve në qendër të Prishtinës, ose ndryshe siç njhet “Zona 1” është zgjatur, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi në facebook komuna ka bërë të ditur se ky orar nis të zbatohet nis nga ora 07:00 deri në 23:00 nga e dita e hënë në të shtunën.

“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftim

Përndryshe orari i parkingut me pagesë deri sot, ka qenë deri në orën 19:00/ KultPlus.com

Të ngjajshme