“Varësi dhe dëmtime të shëndetit mendor te të rinjtë”, dhjetëra shtete padisin kompaninë ‘Meta’

25 Tetor, 2023 - 11:13 am

Dhjetëra shtete paditën kompaninë Meta qe ka ne pronësi rrjetin social Instagram për shkak të problemeve të shëndetit mendor që po shkaktonte tek te rinjtë çdo ditë.

“Pjesa më e madhe e ankesës ligjore mbështetet në materiale konfidenciale që nuk janë ende të disponueshme për publikun, si prind, jam i tmerruar nga ajo që kam lexuar” deklaroi kryeprokurori i Nju Xhersit, Matt Platkin. Në një padi federale të ngritur në Kaliforni nga 33 prokurorë të përgjithshëm, shtetet pretendojnë se produktet e Metës kanë dëmtuar të miturit dhe kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor në Shtetet e Bashkuara.

“Meta ka përfituar nga dhimbja e fëmijëve duke projektuar qëllimisht platformat e saj me karakteristika manipuluese që i bëjnë fëmijët të varur nga platformat e tyre, ndërkohë që ulin vetëvlerësimin e tyre”, tha Letitia James, prokurorja e përgjithshme për Nju Jorkun, një nga shtetet e përfshira në padinë federale. “Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Meta, kanë kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi.” Shteti i Floridas e paditi kompaninë Meta në padinë e tij të veçantë federale, duke pretenduar se ajo përmes Instagramit mashtronte përdoruesit në lidhje me rreziqet e mundshme shëndetësore të produkteve të saj.

Sipas padisë, rrjetet sociale të kompanisë Meta kanë shkaktuar tek të rinjtë depresioni, ankth, pagjumësi, ndikim negativ në shkollë dhe rezultate të tjera negative. / KultPlus.com

Të ngjajshme