100 vjetori i Jup Kastratit, përkujtohet vepra e profesorit – autor i 40 librave

15 Prill, 2024 - 10:26 pm

Në përkujtim të 100 vjetorit të lindjes të profesor Jup Kastratit, studiues dhe familjarë folën rreth rëndësisë së trashëgimisë së vyer të akademikut dhe studiuesit të njohur shqiptar.

Në një periudhë prej 60-vjetësh Profesor Jup Kastrati ka bërë një punë titaniku në fushë të kërkimeve, studimeve dhe sintezave shkencore të albanologjisë.  Rreth 40 vepra të botuara janë rezultat i kërkimeve të dendura ndër biblioteka dhe arkiva.

Vepra e tij sot konsiderohet trashëgimi e paçmueshme e albanologjisë, pavarësisht se vetëm shumë pak prej saj është e botuar. Në veprimtarinë e gjithëmbarshme të tij shkencore Profesor Jup Kastrati ka botuar: traktate, monografi, studime, artikuj shkencorë dhe divulgativë, recensione kritike për vepra gjuhësore, përkthime diturake, bibliografi shkencore të karakterit gjuhësor.

Profesor Jup Kastrati lindi në Shkodër, me 15 prill 1924. Shkollën fillore dhe gjimnazin klasik i ka bërë në qytetin e lindjes. Pak kohë ka qenë edhe në liceun shkencor “Galileo Ferraris”, në Torino. Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në Kosovë.  Ka kryer Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës./topchannel/KultPlus.com

Të ngjajshme