105 vite nga botimi i romanit për Tarzanin

27 Gusht, 2017 - 9:47 am

Më 27 gusht të vitit 1912 në Shtetet e Bashkuara u botua romani me aventura, ‘Tarzani i Majmunëve’, i autorit Edgar Rice Burroughs.

Siç shkruante autori amerikan, Tarzani ishte djali i një lordi anglez, i cili vdiq gjatë një ekspedite gjuetie në Afrikë dhe djali u rrit nga majmunët. Libri mbi Tarzanin u bë një nga librat më të shitur dhe u pasua nga libra të tjerë rreth njeriut të xhunglës, që u quajt mbreti i majmunëve. Mbi 25 milionë kopje të librit mbi Tarzanin, të përkthyer në më shumë se 50 gjuhë, u shitën në gjithë botën.

Lidhur me aventurat e Tarzanit janë shkruar libra komikë, janë ndërtuar programe radio-televizive dhe janë xhiruar një varg filmash. Ish-kampioni olimpik në not, Johnny Eissmuller, u bë i famshëm për interpretimin e rolit të Tarzanit në disa filma të xhiruar ndërmjet viteve 1932 dhe 1948.

Johnny Eeissmuller vdiq në vitin 1984. Tarzani vazhdon të jetë akoma një personazh popullor i filmave kinematografikë./ KultPlus.com

Të ngjajshme