181 poezi kanë ardhur në adresën e konkursit mbarëkombëtar ‘KultStrofa’

9 Dhjetor, 2019 - 7:37 pm

Ka disa ditë që ka përfunduar konkurimi për konkursin e poezisë ‘KultStrofa’.

Në edicionin e tij të radhës, konkursi mbarëkombëtar ka arritur të grumbullojë 181 poezi nga 181 autorë dhe të interesuar.

Konkursi ka qenë i hapur disa javë ndërsa së shpejti do të informoheni në KultPlus për të rejat e ngjarjes finale, mbrëmjes finale dhe poetike kur edhe do të lexohen poezitë më të mira dhe do të shpërblehen tri vendet e para fituese.

‘KultStrofa’ organizohet nga gazeta e parë shqiptare për art dhe kulturë KultPlus, dhe është konkurs mbarëkombëtar i tëri si ide origjinale e prodhuar nga KultPlus.

181 poezitë po shqyrtohen nga juria e cila së shpejti do të dalë me vendimin e saj.

Për informacione tjera në lidhje me konkursin ju lutem përcillni faqen tonë www.kultplus.com dhe KultPlus në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme