70 mijë euro vlerësohet biblioteka e Sami Kurteshit

1 Dhjetor, 2017 - 4:22 pm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, e ka vlerësuar 70 mijë euro bibliotekën e tij.

Sami Kurteshi, deputeti i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj parie për kryetar të Gjilanit në deklarimin e pasurisë ka treguar edhe vlerën e bibliotekës së tij.

Kurteshi bibliotekën e ka vlerësuar 70 mijë euro, duke konsideruar se në të ka libra të trashëguar, por edhe që i ka blerë vetë.

Përveç bibliotekës, ai ka deklaruar edhe një shtëpi të përbashkët e të trashëguar që nga viti 1910 me vlerë prej plot 1 milion eurove.

Ish avokati i popullit, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka deklaruar edhe dy troje me vlerë prej 300 mijë eurove si dhe një truall të përbashkët me vlerë prej 250 mijë eurove.

Para të gatshme nëpër institucionet bankare, Kurteshi ka deklaruar se i ka 103 mijë e 100 euro, shkruan Kallxo.com

Kurteshi posedon edhe një veturë që e ka blerë vitin e kaluar me vlerë prej 13 mijë eurove.

Sami Kurteshi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës për herë të parë në këtë legjislaturë. / KultPlus.com

Të ngjajshme