88 vite nga lindja e Kenzaburo Oe, fitues i çmimeve “Akutagawa” dhe Nobel për letërsi

31 Janar, 2023 - 6:45 pm

Kenzaburō Ōe, shkrimtar dhe akademik japonez, lindi më 31 janar 1935 në ishullin Shikoku.

Ai hyri në mënyrë të bujshme në botën letrare të Japonisë, duke fituar çmimin më të madh letrar “Akutagawa” për tregimin “Gjahu i kafshëve”. Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Ōe është fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1994. Ai ka ndikim të fuqishëm nga letërsia franceze dhe amerikane, të cilën e ka gërshetuar me atë japoneze. Njëherësh Oe ka një përgatitje të lartë në fushën e teorisë së letërsisë.

Romanet e tij: Na thoni si të mbijetojmë çmendurinë tonë, Loja e Shekullit, M/T dhe historia e mrekullive të pyllit, Letrat e viteve të nostalgjisë, Një jetë e qetë, Këputni sythet – qëlloni mbi fëmijët, Shënimet e Hiroshimës, janë përkthyer në të gjitha gjuhët e botës dhe kanë patur lexues të shumtë. / KultPlus.com

Të ngjajshme