A ishte Simone de Beauvoir feministe aq sa është menduar?

24 Gusht, 2019 - 8:30 pm

Simone de Beauvoir është ikonë e feminizmit. Ajo nuk ka shkruar vetëm libra për feminizmin, por ka shkruar “The Second Sex/Gjinia e dytë”.

Ajo ishte një intelektuale e angazhuar, e cila ndërthurte filozofinë dhe prodhimtarinë letrare me veprime të vërteta politike që kanë përftuar ndryshime legjislative. 

Jeta e saj ka frymëzuar shumë breza të grave në kërkim të pavarësisë, dhe kjo i atribuohej edhe lidhjes se saj jotradicionale me filozofin Jean-Paul Sartre, që shihej si një dashuri që nuk kishte ardhur në këmbim të lirisë së saj apo suksesit profesional.

Pasioni për burrin

Mirëpo dekada më vonë pas vdekjes së Beauvoir në vitin 1986, valë letrash, ditarësh e dorëshkrimesh më parë të panjohura kanë tronditur lexuesit të cilët kanë menduar se e njihnin atë. Letra e saj për të dashurin amerikan Nelson Algren, tregon pasionin e thellë të saj për një burrë tjetër.

Letra e saj për Sartrein ka zbuluar se ajo jo vetëm që ka pasur lidhje me gra, por që të dashurat e saj ishin të reja dhe studente. Nuk ka dyshim se ajo ka fshehur edhe suksesin e rëndësishëm profesional dhe rëniet serioze të e moralit nga historitë që ka treguar në jetëshkrimin e saj. Pra çfarë duhet të bëjmë me autoren e “Gjinisë së dytë”, 70 vite pas publikimit të saj? Në dritën e asaj çfarë ajo nuk ka treguar, a ishte ajo aq feministe sa e mendonim?

Përgjigjja e shkurtër? Varet se çfarë nënkupton të qenit feministe dhe cilën Beauvoir keni në mendje (Përgjigjja e gjatë solli një libër). Mirëpo tani është e qartë që momentet më të luhatshme të jetës së saj kanë pasur rol të rëndësishëm në shndërrimin e bindjeve të saj; që ajo dënoi veprimet e veta dhe hoqi dorë nga filozofia që mbështeti disa nga sjelljet më famëkëqija të saj dhe Sartreit; dhe që ajo u bë feministe disa llojesh përgjatë karrierës së saj. Ka histori nga kapitujt e jetës së Beauvoirit që lexohen më pak si seks i çliruar e më shumë si raste të studimit në seksizëm – por kishte edhe raste kur ajo vendoste ta thërriste atë, edhe kur kjo do të thoshte akuzim ndaj saj. /KultPlus.com

Të ngjajshme