Adelina Mula boton volumin e parë me këngë të kompozitorit Avni Mula

18 Nëntor, 2023 - 6:30 pm

Motra e Inva Mulës, Adelina sapo ka botuar volumin e parë të romancave të kompozitorit Avni Mula. Kjo punë ka zgjatur për dy vite e po ashtu përmbajnë këngë të shkruara ndër vite për këngëtarë të shquar, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Inva Mula, e cila falënderon babain e saj për krijimtarinë e tij.

“Faleminderit për pasurinë që na le e cila kurrë nuk u numërua në të holla por në miliona nota të shkruara në pentagram”.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Mirenjohje per motren time Adelina e cila pas nje pune kembengulese dhe te palodhur dy vjecare nxorri ne drite volumin e pare te romancave te kompozitorit Avni Mula . Ato jane shkruar nder vite per kengetare te shquar , per studente per Ninen si dhe per mua .Disa te harruara neper sirtare disa te kenduara nga te gjithe por tashme ato do ti gjejme ne cdo bibllioteke dhe do ti trashegojne brezat . Seshpejti dhe dy volume te tjera presin botimin e tyre .
Faleminderit bab i dashur per krijimtarine tende brilante , per rinine e perjetshme qe mbart muzika jote , per dashurine dhe lehtesine qe i jep kengetqreve per te gjetur shkelqimin e zerit te tyre .
Faleminderit per pasurine qe na le e cila kurre nuk u numerua ne te holla por ne miliona nota te shkruara ne pentagram .
Faleminderit Dela per dedikimin tend dhe netet pa gjume : kush ka vajza boten ka do thoshte babi jone i dashur ! / KultPlus.com

Të ngjajshme