Akademia e Studimeve Albanologjike boton studimin e Anila Omarit mbi shqipen e vjetër

6 Nëntor, 2023 - 1:48 pm

Doli nga shtypi “Studime rreth shqipes së vjetër shek. XV-XVIII”, një përmbledhje e studimeve ndër vite të prof. Anila Omari për gjuhën e teksteve të vjetra, të cilën autorja e ka cilësuar “shqipe e vjetër”.

Kjo gjuhë është parë në mënyrë të thelluar si në fonetikë, gramatikë dhe në sintaksë, duke përfshirë si tekstet e arealit të Veriut, ashtu dhe ato të Shqipërisë së Mesme e të Jugut.

“Njohja me shqipen e vjetër”, vëren në parathënien e veprës studiuesja Mimoza Kore, “ndihmon studiuesit, por dhe intelektualë të interesuar për këtë periudhë, për të çelur derën drejt së kaluarës dhe historisë që gjuhët e sotme e moderne nuk mund ta ofrojnë. Leximi i kësaj vepre të jep një ndjesi kulturore të të kuptuarit historik e që në thelb ndihmon si të mësojmë në mënyrë efektive nga e kaluara.”

“Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII)” nga prof.Anila Omari është një botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme