Alber Kamy mund të jetë vrarë nga KGB ruse

5 Dhjetor, 2019 - 9:09 pm

Një hulumtim si vazhdimësi e një hipoteze të vitit 2011-të thotë se shkrimtari i njohur Alber Kamy është vrarë nga Agjencia e Sigurisë e Bashkimit Sovjetik – KGB.

Kamy ndërroi jetë me 4 janar 1960 kur ishte në veturë bashkë me botuesin e tij, Michel Gallimard. Kamy vdiq aty për aty ndërsa Galimard vdiq pas pak ditësh.

Marrë parasysh se Kamy nuk e përkrahte politikën e Bashkimit Sovjetik, përkrahte sidomos revolucionin në Hungari dhe përkrahte Pasternakun – shkrimtarin që poashtu ishte anti-sovjet, Giovanni Catelli – shkrimtar Italian, e ka thelluar hulumtimin e tij rreth rrethanave të vdekjes së fituesit të çmimit Nobel, në librin “Vdekja e Kamyse”.

Në vitet e 80-ta njëjtë ka shkruar edhe Jan Zabrana, në ditarin e tij, ku thuhet se është e dyshimtë vdekja e shkrimtarit.

“Vdekja e Kamysë do të ishte e leverdisshme edhe për sovjetët edhe për francezët. Për francezët po nënkuptonte një zbehje të raporteve mes Francës e Shtetit Sovjetik, prandaj një figurë si Kamy shumë lehtë është larguar nga loja. Plus që shumë pak hetime janë kryer rreth ngjarjes” shkruhet në ditaret e Zabranas, shkruan KultPlus.

Këtë teori e mbronë Paul Auster, shkrimtar amerikan, i cili thotë se në moshën 46 vjeçare, Kamysë iu pre jeta në gjysmë dhe kjo ishte një vrasje puro politike. / KultPlus.com

Të ngjajshme