Artisti formon një libër me vizatime ditore të 7 viteve

5 Tetor, 2021 - 1:45 pm

Ruben Steeman vizatoi çdo ditë për 7 vite me radhë, duke formuar kështu një libër me 2500 faqe, transmeton KultPlus.

Ruben Steeman, për 7 vite me radhë, çdo ditë postoi një vizatim në faqen e tij në internet. Kur arriti shumën e pabesueshme prej 2,500 vizatimeve, ai vendosi t’i bëjë të gjitha bashkë në një libër. Pavarësisht se disa botues thanë se do të ishte e pamundur të printohej dhe botohej, ai nuk u dorëzua. Turma financoi projektin e tij dhe me kalimin e kohës, Steeman, arriti të gjej një shtëpi botuese që ishte e gatshme të realizonte planin e tij.Libri ka gjithsej 2,508 faqe dhe peshon 3.5 kg. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme