Bajram Kosumi boton librin që filloi ta shkruante në qelitë e burgut të Nishit: Libri më i mirë që mund të shkruaj

15 Nëntor, 2023 - 6:50 pm

Sot është botuar libri më i ri i autorit Bajram Kosumi ‘Enciklopedia imagjinare/Postroman’, i cili ka filluar të shkruhet në vitet 1985-1986, në qelitë e Burgut të Nishit, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet autori Kosumi, i cili gjithashtu ka thënë se ky është libri më i mirë që mund të shkruaj, pasi libri në fjalë ka filluar të shkruhet në vend jo të zakonshëm.

“Sot doli nga shtypi libri im Enciklopedia imagjinare/Postroman, në botim te Artinit dhe Toenës.
Libri më i mirë që mund të shkruaj! I filluar në qelitë e Burgut të Nishit, diku në vitet 1985-6 dhe i përfunduar në kryeqytetin e Republikës se Kosovës, në Prishtinë, me 2022.
Te dashur miq e dashamire te letersise- lexim te kendshem!”, ka bërë të ditur Kosumi në facebook./KultPlus.com

Të ngjajshme