Bibliografia shkencore e akademikut Kristo Frashërit tani në variantin online

23 Shtator, 2017 - 9:30 am

Bibliografia shkencore e akademik Kristo Frashërit do të jetë në varinatin online më pranë përdoruesve, studiuesve e studenteve shqiptarë e të huaj.

Variantin elektronik i kësaj bibliografie u njoftua nga Akademia e Shkencave gjatë një konference shkencore.

Biblioteka shkencore e këtij institucioni promovoi dixhitalizimin e parë të bibliografive online të përfaqësueseve të elitës shkencore shqiptare, duke e nisur me emrin e historianit të njohur.

Përgatitja e bibliografisë personale të Kristo Frashërit shënon fillesën e një modeli që do të vijojë me përgatitje të tjera të bibliografive të botuesve shkencorë.

Akademik Kristo Frashëri ka disa vepra dhe dorëshkrime të pabotuara, por fëmijët e tij nuk kanë botimin e tyre synim parësor.

Akademik Kristo Frashëri ndërroi jetë më 31 janar të vitit të kaluar. / KultPlus.com

Të ngjajshme