Bibliotekave të shkollave u shtohen 10 mijë tituj të rinj librash

3 Nëntor, 2018 - 7:30 pm

Fatmir Musai ka promovuar sot në bibliotekën e Elbasanit tre librat e tij të fundit me prozë e poezi.

“Nga një botë tjetër”, “Dhe engjëjt sulmojnë” si dhe “Frymoj me yjet”, nga sot janë në duart e lexuesve elbasanas dhe jo vetëm. Në promovimin e librave të Musait kanë qenë të pranishëm personalitete të njohur të Elbasanit mes të cilëve kryetari i bashkisë Qazim Sejdini, njerëz të letrave, miq dhe familjarë.

Kryetari i bashkisë Sejdini teksa vlerësoi punën dhe përkushtimin e Musait, si një autor i mirëfilltë tashmë, theksoi edhe punën e bashkisë së Elbasanit për të afruar të rinjtë me librin.

Iniciativa më e fundit e bashkisë së Elbasanit është investimi në 10 mijë tituj të rinj, të cilët do të përdoren për pasurimin e bibliotekave të shkollave, shkruan ata./ KultPlus.com

Të ngjajshme