Biri im, një ditë do ta kuptosh se pavarësisht nga gabimet e mia, përherë kam dëshiruar më të mirën për ty

23 Qershor, 2021 - 7:55 pm

I dashur biri im

Kur më sheh se jam vjetëruar dhe nuk jam në rregull, ke durim dhe provo të më kuptosh…
Nese ndyhem kur ushqehem, nëse nuk mund të vishem, të lutem ke durim. Kujtoj orët e tëra që i kam kaluar duke të mësuar.
Kur flasë me ty, nëse i përsërisë fjalët disa herë, mos më ndërprit të lutem, më ndëgjo. Kujtohu kur ishe i vogël, mua më është dashur ta lexojë ty 1001 herë të njëjtin tregim derisa nuk të ka zënë gjumi.

Kur nuk dua të pastrohem e të bëjë dush, as mos më qorto e as mos ma ngre veshin. Kujtohu kur mua më është dashur të ndjek ty me mijëra lutje, me qëllim që ti të bëje një dush!

Kur ta vësh re injorancen time ndaj teknologjive të reja, të lutem më jep kohën e mjaftuar që t’i kuptoj ato dhe mos më shiko me përbuzje. Unë të kam mësuar ty aq shumë gjëra, të ushqehesh mirë, të vishesh mirë, të ballafaqohesh me jetën…

Nëse për ndonjë çast nuk më kujtohen gjërat apo më humb filli i bisedës sonë, më lejo një kohë të mjaftuar për tu kujtuar ku isha me bisedën dhe nëse nuk më kujtohet ku isha duke biseduar, mos u nervozo të lutem sepse gjëja më e rëndësishme në ato moment nuk është biseda që kisha me ty, por sigurisht është dëshira që të jem pranë teje dhe që të kem ty pranë të më dëgjosh

Nëse ndonjëherë nuk dua të ushqehem, mos më shtyej të ushqehem. Unë e di fare mirë kur kam nevojë të ushqehem e kur jo.
Kur këmbët e mia të lodhura nuk më lejojnë më të ec, ma shtrij dorën në të njejtën mënyrë siq ta kam shtrirë unë ty kur i bëje hapat e parë.

Dhe kur ndonjë ditë të të them se nuk dua të jetoj më, se dua të vdes, mos u hidhëro edhe ti një ditë do ta kuptosh përse! Provo ta kuptosh se mosha ime nuk është jetuar por mbijetuar!

Një ditë do ta kuptosh se pavarësisht nga gabimet e mia, përherë kam dëshiruar më të mirën për ty dhe se kam provuar të hap rrugë për ty!
Nuk duhet të ndjehesh i mërzitur, i zemëruar dhe i pafuqishëm kur më ke pranë. Duhet të jesh afër meje, provo të më kuptosh dhe të më ndihmosh ashtu siq kam bërë unë kur ti fillove të jetosh.

Më ndihmo të ec, më ndihmo me dashuri dhe durim ta përfundojë rrugën time. Këtë do ta paguaj me një buzëqeshje dhe me dashuri të pafund që përherë kam pasur për ty, …BIRI IM!

Edhe atëherë kur duart e mia nuk mund të arrijnë edhe atëherë kur unë një ditë nuk do të jem, lejo qe lutjet e mia të përqafojnë për jetë të mbarë me gjithë dashurin dhe bekimet e të madhëruarit me shëndet të mirë dhe mbarësi, jo vetëm një ditë, javë apo vit por përherë!

Të dua TY BIRI IM… Babai YT!

Përktheu: Ali R.Asllani /KultPlus.com

Të ngjajshme