займ на карту онлайн потребительский кредит

Botohet numri më i ri i revistës shkencore “Filologji”

7 Korrik, 2020 - 5:25 pm

“Filologji” është revistë shkencore e Fakultetit të Filologjisë, e themeluar në vitin 1996. Në këtë revistë botohen punime shkencore origjinale nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, folklorit dhe përkthimeve letrare, kryesisht të stafit akademik të Fakultetit të Filologjisë të  Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina”, si dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm, brenda dhe jashtë vendit.

Numri më i ri revistës, i njëzet e pesti më radhë, hapet me studimin e prof. asoc. dr. Milazim Krasniqit me titullin “Oscilimet e identitetit shqiptar në objektivin e albanologjisë dhe të diplomacisë Austro-Hungareze”, ndërkaq prof.dr. Kujtim Shala paraqitet me studimin e gjatë  ”Komentuesi i Lahutës”. Më tutje,  prof. asoc. dr. Ag Apolloni paraqitet me  studimin “Elementet e tragjedisë greke”, ndërsa eseja e nobelistit Elias Kaneti me titullin “Profesioni i shkrimtarit” ,është përkthyer nga prof. ass. dr. Naim Kryeziu. Po kështu,  prof. ass.dr. Naimi Kryeziu paraqitet me studimin” Analizë shqipërimesh nga krijimtaria poetike e Hajnrih Hajnes prej përkthyesish të ndryshëm”

Në  këtë numër të revistës “Filologji, botohen edhe këto studime dhe trajtesa të autorëve: Dr. Marjela Progni (“Kënga-intermexo në poemat e De Radës”),  prof.ass. dr. Shpëtim Elezi (“Numërori në veprën ‘Çeta e profetëve’ të Bogdanit ”), Zahrie Kapllanaj, PhD cand. (“Proemat e Anton Paplekës”), Muhamet Peci, PhD cand. (“Procesi i Kafkës mes realitetit dhe literaritetit”), Serafina Lajçi,  PhD cand. (“Këngët  para Millosaut të Jeronim de Radës dhe receptimi kritik”), Arta Hallaçi, PhD, cand.(“Gjuha dhe individi në letërsi distopike”), Agnesa Hasimja, PhD, cand.(“Modaliteti epistemik dhe deontik në gjuhën shqipe”), Gresa Bujupaj, PhD, cand. (“Paraqitja e ” të huajve” në romanet Shpirtra të vdekur dhe Gjenerali i ushtrisë së vdekur”) dhe Alma Abdullahu( “Trannsformime zhanrore në letërsinë shqipe- A. Shkreli, J. Gërvalla, I.Kadare”).

Nën drejtimin e kryeredaktorit prof. dr. Sali Bashota, revista në këshillin e saj botues ka personalitete të njohura të botës albanologjike: prof. dr. Aurel Plasari (Tiranë), prof. dr. Françesko Altimari (Kozencë), dr. John Hodgson (Londër), prof. dr. Russana Hristova- Beyleri ( Sofje), si dhe anëtarët e redaksisë nga Fakulteti i Filologjisë: prof. dr. Osman Gashi, prof. asoc. dr. Muhamet Hamiti, prof. asoc. dr. Nysret Krasniqi dhe prof. asoc. dr. Rrahman Paçarizi.

Revista shkencore “Filologj” botohet në kopje fizike, si dhe në formatin online në uebfaqen e Fakultetit të Filologjisë. Gjithashtu, revista është edhe në platformën e njohur ndërkombëtare Central and Eastern European Library (CEEOL). /KultPlus.com

Të ngjajshme