Çmimin “Lumo Skëndo” e fiton Lea Ypi me librin ‘Të lirë’

26 Prill, 2022 - 9:35 pm

Lea Ypi një prej personazheve më të përfolur muajt e fundit me librin e saj “Të lirë” ka fituar çmimin “Lumo Skendo” për vitin 2021 si libri më i mirë.

Çmimi për këtë libër u akordua për vlerat e shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozofike të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe të tranzicionit demokratik në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhënë me vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor, meditim politik e filozofik bashkëkohor.

Në këtë libër autorja sjell kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të cilat janë vlerësuar se përcjellin vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor dhe meditim politik.

Kujtojmë se në garë për këtë çmim ishin dhe autorë si Fatos Lubonja me librin e tij të fundit “Jetë burgu”, Rubens Shima me “Posteri shqiptar”, Fatmir Toci me “Arbëreshët” dhe Kujtim Shala me “Zbulimi i Zef Pllumit”.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë një sërë figurash të shquara nga bota artit të shkruar si dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. /gazetamapo.al/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme