Dita e Librit, Kuvendi i Shqipërisë publikon titujt e disa prej botimeve parlamentare

23 Prill, 2024 - 4:11 pm

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe së Drejtës së Autorit, Shërbimi i Bibliotekës dhe Botimeve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë publikoi disa nga titujt e botimeve të realizuara në vite nga ky shërbim.

Për t’i bërë homazh librit shqip dhe autorëve të tij, për të pasuruar Bibliotekën e Kuvendit, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dokumentare, u publikuan librat “Ligjvënësit shqiptarë dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë” (1912-2021), “Historiku i Parlamentarizmit Shqiptar” (Nga viti 1912 deri në ditët e sotme), “Deputetet në Kuvendin e Shqipërisë”, revistën “Kuvendi” që bën një pasqyrim të jetës dhe aktiviteteve parlamentare, “Rregulloret e Parlamentit Shqiptar të miratuara në 100 vjet” etj.

Kuvendi i Shqipërisë shkruan se, libri mbetet instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së dijeve dhe i ndikimit në mendësinë e shoqërisë, ndërsa biblioteka është porta e pazëvendësueshme përmes së cilës hyn në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, një portë që hap një botë njohurish dhe informacioni për njerëzit./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme