Faton Bislimi prezanton librin e tij mbi shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët, në Universitetin e Harvardit

27 Janar, 2020 - 5:27 pm

Faton Bislimi, autori dhe filantropisti shqiptar, ka prezantuar në Universitetin e Harvardit, librin e tij që trajton rrëfime të ndryshme mbi shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët e Shteteve të Bashkuara, gjatë holokaustit, shkruan KultPlus.

Gjatë qëndrimit dhe studimeve të tij në Shtete të Bashkuara, Faton Bislimi njihet edhe si kontribues i madh, për ndihmën që u ka bërë studentëve shqiptarë që kanë ndjekur studimet e tyre në Amerikë dhe Kanada.

Ndërsa, lajmin për prezantimin e librit të tij në Universitetin e Harvardit e bëri vetë Bislimi, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook, duke u shprehur tejet krenar me kontributin heroik që populli ynë ka dhënë në një periudhë mjaft të rëndë të historisë moderne evropiane.

”Sot, pta nderin e veçantë që në bibliotekën e ‘John F.Kennedy School of Government Harvard University’ (Shkollës Postdiplomike të Qeverisjes, Universiteti i Harvardit), së bashku me miqë të mirë, të dorëzojë librin tim mbi rrëfimin e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit! Ky rrëfim, që në këtë libër vjen si kontribut i punës së jashtëzakonshme akademike dhe hulumtuese të znj.Shirley Cloyes DioGuardi, Kongresistit DioGuardi, z.Lekë Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael dhe z.Agim Alickaj, tash e tutje do të jetë në dorën e hulumtuesëve të Harvardit. Krenar me ”besën”, si vyrtytin e traditën tonë që ka qenë bazament i karakterit shqiptar, e që sot na duhet më shumë se kurrë!”, thuhet në statusin e Bislimit. / KultPlus.com

Të ngjajshme