займ на карту онлайн потребительский кредит

Filofobia: Frika nga dashuria

Shtator 20, 2019 - 9:10 am

Shumica e njerëzve kanë nevojë për dikë që ta ndajnë jetën dhe ti ofrojnë njëri tjetrit dashuri dhe në përgjithësi ti ndajnë emocionet sëbashku. Megjithatë, ka disa nga ne, të cilët jo vetëm që ndihen të frikësuar të ofrojnë dashuri apo të bien në dashuri, por madje në shumë raste kjo frikë mund të përcillet dhe të jetë burim i ankthit. Kjo gjendje me fjalë tjera quhet “philofobia”(filofobia) apo frika irracionale nga të rënit në dashuri.

Fjala vjen nga gjuha e vjetër greke, ku “filos” do të thotë dashuri, apo të duash. Një person që vuan nga filofobia do tu shmanget lidhjeve emocionale dhe në përgjithësi jetës romantike. Kjo frikë në shumë raste nuk mbetet thjesht vetëm një frikë por mund të zhvillohet dhe manifestohet edhe me probleme fizike dhe mund ta detyrojë personin e caktuar që tu shmanget raporteve kuptimplota dhe të shëndosha gjatë gjithë jetës.

Filofobia konsiderohet si një nga fobitë më të pazakonta. Një nga rastet më të njohura përgjatë historisë që mendohet të ketë vuajtuar nga filofobia është mbreterësha e Anglisë, Elizabeta I (shek.16). Në disa raste ajo kishte disa raporte të afërta me disa persona, madje ishte edhe afër martesës, por në fund megjithatë nuk e theu barrierën e saj. “Mbretëresha e virgjër”, kishte në shërbim të saj një numër të madh burrash por me të cilët nuk bëri kurrë asgjë. Madje ajo shpesh thoshte se “më parë do jetoja si një lypësare dhe beqare se sa mbretëreshë e martuar”. Mbretëresha Elizabetë ishte një grua e fuqishme dhe sypatrembur por si duket dashuria dhe martesa ishin dicka që e tmerronin.

Shkaqet e filofobisë

Sikurse edhe rastet tjera të fobive, edhe filofobia mund të ketë disa shkaktarë. Një përvojë traumatike dhe e pakëndshme mund të jetë një nga shkaktarët e saj. Në rastin e mbretëreshës Elizabetë, studiuesit thonë se fobia e saj mund ti ketë rrënjët në traumën që përjetoi kur nëna e saj, Anne Boleyn u ekzekutua nga babai I Elizabetës, mbreti Henry VIII, për shkak të dashurisë. Njerëzit që përjetojnë në fëmijërinë e tyre divorcin e prindëve, dhunën në familje, apo gjëra të ngjashme mund të jenë viktima të filofobisë në moshë madhore. Madje mund të ndodh që edhe nëse jemi dëshmitarë të problemeve të dikuj tjetër, tek ne të zhvillohet ankthi kur mendojmë për dashuri dhe lidhje emocionale.

Filofobia mund të shkaktohet edhe nga shkaqe kulturore dhe religjioze. Shumë kultura dhe religjione në raste të caktuara i ndalojnë raportet intime mes gruas dhe burrit, mes personave me seks të njejtë apo ndonjë raporti të thjeshtë romantik. Në shumë raste personat që i shkelin këto rregulla normative mund ta pësojnë keq. Pra është shumë e logjikshme që tek personat të cilët përjetojnë këtë dhunë dhe presion psikologjik nga shoqëria dhe familja të zhvillohet ankthi dhe paniku në raste kur bëhet fjalë për lidhje dashurore dhe emocionale.

Frika nga refuzimi dhe divorci mund t’ua pamundësojë personave që kanë filofobi që të hyjnë në raporte me të tjerët. Sikleti që e kaplon njeriun në këto situata është i mjaftueshëm që ta ndalojë atë të hyjë në raporte më intime dhe të përjetojë afërsi emocionale me dikë tjetër. Tek këta njerëz formohet një barrier psikologjike në formën e një mekanizmi mbrojtës. Njerëzit që paraprakisht kanë vuajtur nga depresioni dhe ankthi, mund të jenë viktima edhe më të lehta nga filofobia për shkak të nivelit të ulët të vetbesimit dhe mendimit negativ që mbizotëron në mendjet e tyre. / KultPlus.com

Të ngjajshme