Hana Noka dërgon Mbretëreshën Teuta në Los Angelos

11 Janar, 2019 - 4:20 pm

Hana Noka, një emër aspak i panjohur për publikun e gjerë shqiptar, por tashmë dhe të huaj. Ajo është një ndër femrat më të bukura shqiptare ku deri më tani ka ngjitur shkallët e karrierës së saj si modele në pasarelat më të famshme në botë. Gjithnjë themi kur bukuria dhe zgjuarsia bëhen bashkë ka vetëm një emër ‘perfeksion’ dhe ky është rasti më i vërtetë e konkret ku me krenari kjo vajzë me një klas dhe sharm të lindur, por mbi gjitha e zgjuar e cila përfaqëson kaq denjësisht Shqipërinë kudo ajo merr pjesë nëpër eventet më të mëdha botërore të modes.

Hana, ka studiuar për Gazetari dhe Media Vizuale, në Irlandë. Ajo e ka treguar se e do këtë profesion, pasi vetëm disa ditë më parë ka sjellë në treg botimin e saj të parë “Besa Po”. Një libër, të cilin ajo e quan një projekt tepër ambicioz ku i është dashur kohë dhe vullnet për ta sjellë, ku ka shkëlqyer për penën e saj edhe si shkrimtare.

Libri flet për fakte historike ku përshkruan  historinë e Mbretëreshës Teutë. Hana, tregon se i është dashur dy vjet kohë ta përfundojë dhe është tepër e lumtur që mban firmën e saj ku siç shprehet vet ajo: Jam krenare t’i tregoj gjithë botës historinë e bukur të Mbretëreshës Teutë që nga dashuria, heroizmat, intrigat, por dhe triumfet. Hana, është mbesa e një prej historianeve të shquar shqiptar Prof. Dr Skender Rizaj.  Gjyshi ka qenë një ndër shtysat kryesore të këtij punimi thotë ajo, por mbi gjitha ndihet kaq e privilegjuar që është e mbesa e tij pasi gjatë jetës Hana ka mësuar dhe zbuluar libra e autorë, e këshillat e një njeriu të zgjuar si gjyshi i saj sigurisht që do të ndikonin dhe në formimin e saj.

Ajo flet me kaq dashuri për “Besa Po” tregon sekretin e femrave të forta edhe atëherë kur i duhet të përballen me frikën, stuhitë e jetës, gjithmonë duhet të dimë të ballafaqohemi me dhimbjet e jetës e me kokën lartë të ecim përpara. Hana është një vajzë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë, ku nuk harron se virtytet e vlerat e njeriut janë më të rëndësishmet, vlera këto e cila i ka trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj ku i kanë folur gjithnjë për forcën e gruas. Të gjithë që duan ta blenë librin e saj  “Besa Po” e gjeni në gjuhën angleze, në platformën më të madhe në botë online ‘Amazon’ dhe në librarinë e njohur ‘Barnes dhe Noble’.

Hana, ka tri vjet e gjysmë që jeton në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ushtron dhe pasionin e saj për modelingun, por është dhe pjesë e revistave, eventeve, dhe shumë projekteve të njohura hullivudiane, vetëm dy ditë më parë ishte pjesë e eventit më të madh në botë “Golden Globes 2019″, ku bukuria e Hanës nuk mund t’i shpëtonte fotografëve botërorë, e cila tërheq për klasin dhe finesën e saj. Hana tregon se mbështetja më e madhe është pikërisht  bashkëshorti i saj Shkumbini, dhe flet me dashurinë më të madhe jo vetëm si bashkëshort, por dhe miku i saj më i shtrenjtë dhe i dashur.  Ndër të tjera Hana, thotë se: “Kurrë nuk ka ndierë asnjë dallim midis Prishtinës apo Tiranës, edhe pse ajo vetë vjen nga Prishtina dhe ka jetuar në disa vende të ndryshme të botës ndër vite, ajo përgjigjet se fizikisht ne mund të jetojmë në vende të ndryshme, por me shpirt e mendje ka vetëm një vend siç është Shqipëria dhe e ka për nder e krenari të jetë bijë shqiptare. Mesazhi më i vlefshëm që mund të përcillte për gratë është që të dinë të lundrojnë gjatë jetës pa frikë, pasi mes stuhisë do të mësoni të lundroni me anije ashtu siç lundronte heroina e librit ” Mbretëresha Teutë”. / dritare.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme