Heritage Space sjellë librin “Këngët e Dasmave”

25 Dhjetor, 2018 - 6:30 pm

Heritage Space do të bëjë promovimin e librit “Këngët e Dasmave” më 27 dhjetor duke filluar nga ora 18:00 në Institut Yunus Emre , në Prizren .

Libri “Këngët e Dasmave, Gora, Zhupa dhe Podgorë” ka dalë si rezultat i hulumtimit të disa tregimeve gojore me qëllim të mbledhjes, vizuelizimit dhe digjitalizimit të tyre. Këto tregime deri sot janë rrëfyer përmes këngëve të vjetra dasmore, të kënduara kryesisht nga gratë dhe vajzat e reja, për ta përcjellur çdo pjesë dhe akt të ceremonisë së martesës. Përmes këtij libri, kjo traditë e vjetër dhe ky thesar kulturor i komunitetit boshnjak të rajonit të Prizrenit, do të ruhet nga harresa. 

Pjesë e promovit do të jetë edhe një performancë e shkurtë e këtyre këngëve nga Hatime Emini, Seude Saciri dhe Ermine Abaji.

Edicioni i tretë i Heritage Space NDËRLIDHI trashëgiminë me kreativitetin në mënyrë që këto së bashku të krijojnë edhe njëherë. NDËRLIDHE TRASHËGIMINË këtë vit ka ofruar hapësirë për ri-jetësimin e ndërtesave historike, ri-krijimin e artefakte, ri-tregimin e tregimeve të harruara dhe ri-zbulimin e turizmit kulturor. Heritage Space është platformë e nisur nga CHwB Kosova që i krijon hapësirë individëve kreativ të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e punëve të reja, përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme, për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor në Kosovë. Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë./ KultPlus.com


Të fundit

Të ngjajshme