Instituti Albanologjik nderon me konferencë jubilare gjuhëtarët Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe

20 Shtator, 2018 - 5:40 pm

Instituti Albanologjik i Prishtinës do të organizojë një konferencë jubilare – shkencore për të shënuar 80 vjetorin e lindjes së kolosëve të gjuhësisë shqiptare, Xhevat Lloshit dhe Emil Lafes, përcjellë KultPlus.

Konferenca do të mbahet këtë të premte, më 21 shtator, në ora 11:00, në institut dhe pritet të marrin pjesë studiues të njohur të gjuhësisë shqiptare.

Seanca do të drejtohet nga: Qemal Murati, Shefkije Islamaj, Rami Memushaj dhe Hysen Matoshi.

Ky i fundit ka pohuar se gjatë këaj konference një ditore do të flitet për kontributin dhe rëndësinë e rezultateve shkencore të këtyre dy studiuesve. /KultPlus.com

Të ngjajshme