Jusuf Buxhovi ka të drejtë

12 Korrik, 2019 - 4:02 pm

Nezir H. Kraki

Lufta e UÇK-së padyshim ka pasë qëllim të pastër por brenda UÇK-së ka pasë papastërti të gërditshme.

Nga ajo papastërti kanë dalë shumica e atyre që torturonin popullin menjëherë pas luftës dhe shumica e këtyre që sot e dhunojnë Kosovën dhe popullin e saj. Këta që s’u ngopen edhe pse kanë 20 vite që vjedhin.

Edhe ju që e kritikoni sot Jusuf Buxhovin jeni të dhunuar deri në dinjitet nga të njejtat banda. Nuk mund ta rezymoni veprimtarinë e Buxhovit me një fjali që kopjohet e shpërndahet pa kontekst.

Tash a të themi se ata ranë nga qielli në Kosovë në vitin 2000? Jo! Ata dolen nga UÇK-ja dhe me sjelljen e tyre e zbehen edhe qëllimin fisnik të luftës. Me çdo veprim të tyrin e kanë turpëru edhe luftëtarin e gjallë edhe heroin e vrarë. UÇK, ajo e vërteta me qëllim të pastër e ka kry misionin e saj. Ajo s’ka lidhje me këta.

Buxhovi nuk është i çmendur. Ai nuk i përgjithëson gjërat. Ka vite që punon dhe shkruan për çeshtjen tonë me mund dhe me djersë, pa dhurata e privilegje të shtetit bandit. Tash dilni e shisni patriotizem duke e sulmu Buxhovin.

A mund të mohohen vrasjet politike sot? JO! A u ndalen ato në momentin që këta e morren pushtetin? PO!

Dhe a dini çka?

Ditën kur këta do mbesin pa torten e shtetit dhe kur ta kuptojnë që pasuria, diplomat, kravatat e krejt jeta e tyre ishin veç fiksion, ka fort gjasa te rifillojnë vrasjet politike. Mbajeni në mend këtë!

Lerëni të qetë Jusuf Buxhovin dhe mendoni kush është fajtori që s’keni as ku me u sheru as ku me u shkollu sot.

Të ngjajshme