Ka ndërruar jetë poeti Nuri Përvizi

24 Shtator, 2018 - 7:37 pm

Ka ndërruar jetë poeti nga Hasi, Nuri Përvizi.

Përvizi u lind më 19. 06. 1041 në Krajk të Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Zym, të mesmen në Rugovë Hasit si dhe Normale në Prizren. Punoi mësues në fshatrat Hasit si: Plane, Demjan, Zym, Mazrek, Gjonaj dhe 8 vitet e fundit në vendlindje ku edhe u pensionua.

Ishte anëtarë i KL “Fan Noli” të Prizrenit, i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës, i KL “Shtjefën Gjeçovi” në Zymë të Hasit si dhe bashkëpunëtor i revistës “Fidani” në Prizren./PrizrenPress.com/

Ai ka botuar këto vepra:
Autori botoi:
1. Shtegtim – poezi për të rritur
2. Falë zemrën – poezi për fëmijë
3. Shkrepa Hasi – poezi për fëmijë
4. Shka thojnë në Has – proverba
5. Dallgë në det – poezi për të rritur
6. Valë më valë – poezi për fëmijë
7. Eksod – poemë
8. Molla në flamur – poezi për fëmijë
9. Kush ka faj – poezi për fëmijë
10. Jeni të mirë – poezi për fëmijë
11. Çka tha gjyshi – poezi për fëmijë
12. Përshëndetje – poezi për fëmijë
13. Konventë bishe, poezi për fëmijë
14. Shka thojnë në Has II (FJALË TË URTA)
15. Ditë nata, poezi për të rritur
16. Pata veç një fjalë, (Poezi satirike)
17. Varg i pakëputur (Vjersha për fëmijë)
La në dorëshkrim edhe disa sosh.

Të fundit

Të ngjajshme