Këta janë 10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

3 Janar, 2023 - 7:30 pm

1.         Ivan Goncharov – Oblomov

Me termin “Oblomovizëm” zakonisht përkufizohet një lloj patologjie dembelzimi që e merr emrin nga Oblomovi, personazhi kryesor i romanit të Ivan Goncharov, të cilit jeta i duket aq e pakuptimtë sa çdo mëngjes e ka të pamundur të ngrihet nga shtrati. Pasi e lexon këtë kryevepër të letërsisë ruse fillon të mendosh se të sëmurë mbase janë ata që nuk arrijnë ta kuptojnë filozofinë e Oblomovit.

2.         Stefan Zweig – Bota e djeshme

10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

Shtetet përfundojnë në luftë, miliona të pafajshëm humbin jetën edhe kur duket sikur të gjithë po përpiqen ta mënjanojnë kasaphanën botërore. Një lexim i domosdoshëm që tashmë nuk tingëllon edhe aq si përshkrim i “botës së djeshme” se sa si paralajmërim tmerrues i asaj që mund të na presë.

3.         Mark Mazower – Selaniku, qytet fantazmash

10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

Historia e trishtë e Selanikut nga e kaluara e lavdishme si një nga qendrat kryesore të perandorisë osmane ku kryqëzoheshin kultura nga më të ndryshmet tek shkatërrimi i tyre si pasojë e lindjes së nacionalizmit në Ballkan.

4.         Ismail Qemali – Kujtime

10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

Një libër kujtimesh ku Ismail Qemali përshkruan veprimtarinë e tij si diplomat në shërbim të perandorisë osmane. Një lexim i detyrueshëm për të shkundur stereotipin nacionalist me të cilin është studiuar deri më sot një nga figurat kryesore të themelimit të shtetit shqiptar.

5.         Alexander Lernet-Holenia – Baron Bagge

10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

Një nga librat më të dashur të Stefan Zweig, Baron Bagge është rrëfim i dhimbshëm i absurditetit të luftës, kufirit midis jetës dhe vdekjes dhe dashurisë si përpjekje për të mbijetuar.

6.         Claire Keegan – Vogëlsi të tilla

10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

Në vetëm rreth 100 faqe që përshkruajnë Krishtlindjet e Furlongut, Keegan trajton me mjeshtëri temën e abuzimin të vajzave dhe grave prej kishës katolike në Irlandën e vitit 1985.

7.         Machiavelli – Komeditë (Mandragola, Gruaja prej Androsit, Clizia) Machiavelli njihet më shumë si autori i Princit por sekreti i shprehjes së tij të famshme se “fati (fortuna) është femër” është i fshehur në këto komedi që janë sa të thella aq edhe zbavitëse.

8.         Javier Cercas – Monarku i hijeve

10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

Historia nuk është asnjëherë bardhë e zi dhe një nga meritat e rralla të këtij romani autobiografik të Cercasit, në gjurmët e vdekjes së xhaxhait të tij si ushtar falangist gjatë luftës civile në Spanjë, është gjykimi i pjekur rreth dilemave morale të individëve përballë një sistemi totalitar.

9.         Javier Zamora – Solito

10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

Rrëfimi tepër prekës i peripecive të një djali të vogël që udhëton i vetëm nga El Salvadori për t’u bashkuar me prindërit emigrantë në SHBA. Realiteti i dhimbshëm i kapërcimit të kufijve, përtej retorikës ksenofobe kundër emigrantëve të paligjshëm.

10.       Annie Ernaux – Pasion i thjeshtë

10 librat e vitit 2022 sipas Lea Ypit

Çfarë e dallon dashurinë e vërtetë nga pasioni i thjeshtë? Kjo mund të thuhet vetëm në fund të jetës. Por ndërkohë edhe ky libër i Ernaux ia vlen të lexohet për të patur disa parametra./politiko.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme