Khaled Hossein: Ka vetëm një mëkat, një të vetëm, vjedhja

22 Shkurt, 2018 - 9:05 pm

Khaled Hossein është një autor afganistano-amerikan. Ai ka jetuar në SHBA që kur ishte 15 vjeç dhe është shtetas amerikan, shkruan KultPlus.

Emri i këtij autori mbahet mend për dy romane mjaft të sukseshme, por që shtjellojnë brenda vetes histori të vuajtjes dhe pabarazisë. Përmes këtyre dy elementeve, autori i madh ka arritë të prek emocionet e njerëzve në mbarë botën, dhe të bëhet një nga autorët më të kërkuar.

Një ndër romanet më të shitura të këtij autori është, “Njëmijë diej Vezullues”, që arriti të shes një numër tejet të madh kopjesh. Një sukses të jashtëzakonshëm e pati edhe me librin “Gjuetari i balonave”, i cili u publikua në vitin 2003. Ky libër konsiderohet si një nga librat më te shitur në botë, me më shumë se 15 milionë kopje të shitura. KultPlus sot ju sjellë një pjesë te shkurter, por shumë të rendësishme të ketij libri që përcon një mesazh tejet njerëzor.

“Ka vetëm një mëkat. Një të vetëm. Vjedhja. Çdo mëkat tjetër është vetëm një variant i vjedhjes. Kur vret një njeri, i ke vjedhur jetën. Vjedh të drejtën e gruas për të pasur një burrë, u vjedh fëmijëve babanë. Kur i thua një gënjeshtër dikujt, i vjedh të drejtën për të njohur të vërtetën. Nëse tradhton, i vjedh të drejtën për besnikëri”./ KultPlus.com

Të ngjajshme