Klara Buda promovon librin ‘Kosova mon amour’

6 Tetor, 2017 - 3:51 pm

Shkrimtarja dhe gazetarja Klara Buda promovon sot librin ‘Kosova mon amour’ në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Libri fitues i Çmimit të Panairit të 19-të të Librit në Prishtinë për eseistikë e kritikë letrare: “Kosova dashuria ime”, pra, “Kosova mon amour” është një cikël reportazhesh, analizash, intervistash dhe kujtimesh, të bazuara në arkivin e shkruar dhe audiovizuale të autores, e që zbulojnë fakte të pabotuara ndonjëherë nga RFI, meqë dilnin jashtë kuadrit të kësaj radioje franceze.

Siç shprehet Klara Buda: “Ngjarjet e luftës së Kosovës më kanë lënë gjurmë të thella, pasi i kam “filtruar” përmes trupit tim dhe i kam rufitur sikurse kafen e mëngjesit gjatë bombardimeve të NATOS mbi ish-Jugosllavinë, nga Marsi në Qershor 1999 gjatë përgatitjes e prezantimit direkt të edicionin shqip të lajmeve të Radio Francës Internacionale, në Paris.”

Ky libër, javën tjetër do të promovohet edhe në panairin e librit në Frankfurt.

Ndërsa sot, në ora 18:30 në Librarinë Dit’ Nat’ në Prishtinë, përveç promovimit do të bëhet ehe firmosja e librave nga autorja. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme