Kolumnistët më të mirë të “Financial Times”-it, prezantojnë librat e vitit 2018

25 Nëntor, 2018 - 3:30 pm

Martin Wolf është kryekomentatori i çështjeve ekonomike në “Financial Times”.

Në numrin e së shtunës të kësaj gazete britanike, Wolf prezanton një sërë librash të çështjeve ekonomike që, sipas tij, kanë bërë bujë në vitin 2018, mes tyre: “The Future of Capitalism”, nga Paul Collier; “The Willing World. Shaping and Sharing a Sustainable Global Prosperity”, nga James Bacchus – një libër i shkruar nga një ish-anëtar i Kongresit amerikan, i cili mendon se problemet e botës mund të zgjidhen vetëm me bashkëpunim ndërkombëtar, pra e kundërta e saj që propagandon Donald Trumpi; një libër tjetër i prezantuar mban titullin: “Capitalism in America.

A History” nga Alan Greenspan; pastaj “Gigged: the Gig Economy, the End of the Job and the Future of Work” nga Sarah Kessler – një punim mbi shterjen e vendeve të punës dhe të ardhmen e punës.

Kolumnisti i çështjeve politike Gideon Rachman prezanton librat me tematikë politike të botuara sivjet, mes tyre: “Contemporary Identity Politics and the Struggle for Recognition” të Francis Fukuyamas; “Whiteshift: Populism, Immigration and the Future of White Majorities” të Eric Kaufmann; “Into the Hands of Soldiers” nga David Kirkpatrick mbi lirinë dhe kaosin në Egjipt; “Trumpocracy: The Corruption of the American Republic” nga David Frum; “No Turning Back. Life, Loss and Hope in Wartime Syria” nga Rania Abouzeid; “Dictatorland, shkruan Dialoplus. The Men Who Stolen Acrica” nga Paul Kenyon./ KultPlus.com

Të ngjajshme