22 Shtator, 2019 - 6:00 pm
Dallimi mes asaj që është abuzim emocional dhe asaj që nuk është.
Ne e dëgjojmë termin abuzimi emocional të përdoret pak si shumë këto ditë. Pra, për të mos e lënë të bëhet një terren për çdo takim të emocioneve negative, duhet ta sqarojmë se çfarë është dhe çfarë nuk është abuzimi emocional.
Së pari, le të flasim për atë që nuk është abuzim emocional. Nuk është abuzim emocional nëse ndahesh me partnerin. Nuk është abuzim emocional të debatosh me partnerin tënd. Nuk është abuzim emocional kur dikush reagon duke ju lënduar për atë që keni bërë. Njerëzit reagojnë nga perceptimet e tyre, kështu që reagimet e tyre nuk përcaktojnë sjelljen tuaj. Gjithashtu nuk është abuzim emocional për të folur mendje hapur dhe me çiltërsi. Ndoshta, formulimit të mendimit i mungon takti, por kjo nuk e bënë me qenë abuzim emocional. E përsëris, vetëm për shkak se dikush reagon ndaj asaj që është thënë me vrazhdësi nuk do të thotë që dikush është abuzuar emocionalisht.
Nuk është abuzim emocional t’i bërtasësh partnerit tuaj – kjo është nga ato tema që shumë shpesh ngatërrohen. Pra, le të ndalemi dhe të bisedojmë për një moment. Ndonjëherë të gjithë bërtasin. Ama të gjithë. Sinqerisht, unë do të isha më shumë e shqetësuar për dikë që asnjëherë nuk e ngrit zërin të bërtas, unë jam për ata që ndonjëherë e ngrijnë zërin në oktavën më të lartë për të shprehur emocionet e tij. Pra, diçka që e bëjnë të gjithë nuk mund të konsiderohet të jetë abuzim emocional. Por të bërtiturit tek dikush në mënyrë histerike me një sulm emocional verbal konsiderohet të jetë abuzim emocional. Por kur një burrë dhe një grua, ose prind dhe fëmijë, bërtasin me njëri-tjetrin, kjo është vetëm një shprehje normale e emocioneve. Pasi emocioni është shprehur, ndoshta do të ishte një ide e mirë për t’u ulur dhe për të biseduar për të gjetur një zgjidhje për problemin.
Abuzimi emocional është një përpjekje për ta pasur kontrollin, në të njëjtën mënyrë si abuzimi fizik që është një përpjekje për të kontrolluar një person tjetër. Dallimi i vetëm është se abuzuesi emocional nuk përdor goditjen fizike, shkelmimin, shtrëngimin, kapjen, shtyrjen, ose forma të tjera fizike të lëndimit. Përkundrazi, kryerësi i abuzimit emocional e zgjedh si armë të tij/saj ta përdorur emocionin.
Zakonisht, kryerësi i abuzimit emocional nuk e di se po abuzon. Më saktë, ajo mund të jetë e vetëdijshme që ndihet e pasigurt për faktin që nëse partneri i saj e do atë, kështu që ajo ndihet e detyruar ta akuzojë atë për mashtrim, ta fajësoi atë për pakënaqësinë e saj ose do të ja kontrolloj vazhdimisht mesazhet me zë dhe mesazhet me tekst etj. Akuzat, fajësimet, dhe kontrolli i vazhdueshëm janë forma të abuzimit emocional.
Ai mund të mendojë se e di se çfarë është më e mira për partnerin e tij ose çka është e saktë për botën e jashtme, kështu që ai vazhdimisht përpiqet të kontrollojë çdo veprim të saj, duke e kritikuar ashpër atë kur nuk shkon sipas mënyrës së tij ose e kërcënon atë kur ajo duket se i kalon kufijtë. Ai mund ta sulmojë atë me fjalë kur ajo argumenton me të, sepse argumentimi i saj është dëshmi bindëse për të që ajo nuk është nën kontrollin e tij. Ai mund të kritikojë bisedën e saj, ecjen e saj, veshjen e saj, ndërveprimet e saj me të tjerët, stilin e jetesës të gjitha këto me qëllim që të fitojë dhe mbajë kontroll mbi të. / KultPlus.com