Kur shkrimtarët bënin letërsi dhe histori

20 Tetor, 2020 - 10:58 am

Nga Jusuf Buxhovi

Në fundvitet e tetëdhjeta dhe ato të fillimit të nëntëdhjetave, shkrimtarët e Kosovës, bënin letërsi dhe histori njëherësh. Në rrethanat e përfshirjes në Lëvizjen kombëtare (në rezistencës institucionale paqësore), që e vuri në binarët historik shtetin e Kosovës, nuk u la anash as letërsia. Po ashtu, edhe institucioni i tyre, Shoqata e Shkrimtarëve, u përkujdes që krijimtaria letrare të çmohet dhe të nderohet si vlerë kulturore dhe shpirtërore. “Masë” e këtij vlerësimi pamëdyshje ishte edhe çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve për veprën e vitit, me ç’rast laurati ndante meritat me të gjithë.

Çaste të tilla, pata nderin të përjetoj, në dhjetor të vitit 1991, me rastin e dorëzimit të çmimit vjetor të Shoqatës për veprën “Prapë vdekja”, ku ishin të pranishëm shumë nga shkrimtarët e brezit të artë të letërsisë së Kosovës nga Vehap Shita, Teki Dërvishi, Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Bajram Sefaj, Milazim Krasniqi e të tjerë.

Përkujtesa u bë në saje të fotove nga dokumentacioni i Adnan Merovcit. / KultPlus.com

Të ngjajshme